Një në 10 votues në BE, përkrahin partitë e ekstremit të djathë

Evropë

Një në 10 votues në BE, përkrahin partitë e ekstremit të djathë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:51
10.3% e votuesve thanë që do t’i përkrahin partitë populiste ose partitë e ekstremit të djathtë

Kur Evropianët do të drejtohen për te kutitë e votimit muajin tjetër për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit evropian, shumica do të votojnë më shumë mbi atë se kënd e kundërshtojnë sesa mbi atë se kënd e përkrahin, thuhet në sondazhin e ri. Ekstremistët dhe populistët duket se po përfitojnë nga kjo.

Rreth 10% e votuesve planifikojnë që ta përdorin votën e tyre në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, për t’i përkrahur partitë populiste ose partitë e ekstremit të djathtë, thuhet në sondazhin e fondacionit Bertelsmann.

Shumica e qytetarëve të BE’së do të vendosin më shumë me ndjenjën se kë e kundërshtojnë, sesa në idenë se kë e përkrahin. Hulumtimi thotë që ky lloj votimi “negative” mund t’i sjellë përfitime lëvizjeve populiste.

Nga ky hulumtim u gjet se:

10.3% e votuesve thanë që do t’i përkrahin partitë populiste ose partitë e ekstremit të djathtë, niveli më i lartë i votimit për këto grupe partiake.

6.2% thanë se ata identifikohen me të majtën radikale, ndërsa 4.4% e tyre identifikohen me të gjelbrën.

Një përqindje e madhe e votuesve thanë se ata janë të privuar që të votojnë mbi atë se cilën parti e kundërshtojnë. 6.3% e tyre u identifikuan me një parti, ndërsa 49% thanë se ekziston një parti për të cilën nuk do të votonin kurrë.

52% thanë që ata nuk do të votonin kurrë për një parti ekstreme.

Ndërsa 50.7% thanë që ata kurrë nuk do të votonin për një parti që është e lidhur me biznese, 47.8% thanë që ata nuk do të votonin kurrë një për një parti konservatore, ndërsa 42% thanë që kurrë nuk do të votonin për një parti social-demokrate.

Dy e treta e të gjithë Evropianëve, thanë se planifikojnë të marrin pjesë në votime.

Votimet për parlamentin evropian do të mbahen më 29 maj, 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat