E shtuna e 21-të me protesta në Beograd, shtohet presioni për dorëheqjen e Vuçiqit

Evropë

E shtuna e 21-të me protesta në Beograd, shtohet presioni për dorëheqjen e Vuçiqit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:47
Pamje nga protesta

Protestuesit në Beograd nuk po heqin dorë nga kërkesat e tyre drejtuar presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sot për të 21-tën të shtunë rradhazi është duke u protestuar në kryeqytetin serb për dorëheqjen e Vuçiq.

“Kundër regjimit dictatorial”, janë pankartat që bartin në duar këtë protestues e që i kushtohen presidentit serb.

Kujtojmë se në protestat e kaluara nuk kanë munguar thirrjet ku përmendej Kosova.

Më së shumti i pëmrndur ka qenë rasti i vrasjes së Ivanoviqit, zbardhja e së cilës është cilësuar si premtim i pambajtur i presidentit.

Protestat po mbahen nën moton “Një në pesë milionë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat