Një grua dhe një djalë katërvjeçar gjenden të vdekur në shtëpi

Evropë

Një grua dhe një djalë katërvjeçar gjenden të vdekur në shtëpi

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua e moshës 28 vjeçare dhe një djalë katërvjeçar janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Suffolk, Londër.

Një person njoftoi se kishte gjetur trupat në shtëpi, në orën 18:00 të premten.

Një dëshmitar okular ka thënë se një grua doli nga shtëpia duke qarë.

Image

Detektivët po vazhdojnë të hetojnë rrethanat e vdekjes dhe thanë se të afërmit e tyre kishin qenë të informuar.

Policia ka apeluar tek të gjithë që mund të kenë parë ose dëgjuar ndonjë gjë në zonë gjatë ditës, për t’i kontaktuar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat