Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në interes të BE-së

Evropë

Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në interes të BE-së

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:21
Johannes Hahn

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit, deklaroi sot eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë me të përditshmen gjermane ”Handelsblatt” në prag të samitit të liderëve ballkanikë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në Berlin.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona”, theksoi ai.

”Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet”, shtoi Hahn.

“Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, përfundon Hahn për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat