Presidentit të Katalonjës i ndalohet kandidimi për zgjedhjet evropiane

Evropë

Presidentit të Katalonjës i ndalohet kandidimi për zgjedhjet evropiane

Më: 30 prill 2019 Në ora: 08:43
Carles Puigdemont

Bordi spanjoll i zgjedhjeve evropiane, ka lajmëruar se ia ka ndaluar presidentit katalonas, Carles Puigdemont dhe këshilltarëve të tij, Antoni Comin dhe Clara Ponsati që të kandidojnë për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në Maj të këtij viti, raporton Euro News.

Vendimi u morr për shkak të ankesave të dërguara në këtë bord, nga partia konservative, Partia Popullore dhe koalicioni i qendrës së djathtë, të cilët pretendonin se kandidatura e tij i thyen ligjet e Spanjës, për shkak se ai është i akuzuar për separatizëm, kur e shpalli pavarësinë e Katalonjës më 27 tetor, 2017, ndërsa arsyeja e dytë është se ai nuk jeton në Spanjë dhe nuk mundet që të kandidojë për deputetë për ta përfaqësuar vendin.

Që nga largimi i tij nga Spanja, Puigdemont është në ekzil, duke qëndruar në Belgjikë së bashku me këshilltarin e tij Comin, ndërsa Ponsati është duke qëndruar në Skoci.

Të tre këta politikanë katalonas, kishin kandiduar për zgjedhjet evropiane, si kandidatë të pavarur, duke tentuar që kështu ta përfaqësojnë Katalonjën në këto zgjedhje.

Bordi i zgjedhjeve e morri këtë vendim përpara se të dërgohet lista përfundimtare e kandidatëve spanjollë për Parlament Evropian. Puigdemont dhe këshilltarët e tij, mund të ankohen ndaj këtij vendimi brenda 48 orëve pasi lista bëhet publike.

Partia e pavarur katalonase, në deklaratën e tyre në Twitter, kanë shprehur zhgënjimin e tyre për këtë vendim, duke e cilësuar si të padrejtë dhe sulm ndaj lirisë së fjalës.

“Ata duan që ta ndalin zërin tonë, dhe ta anulojnë kandidaturën tonë për shkak të asaj që përfaqëson: ne jemi të qëndruar për ti mbrojtur mandatet tona, dhe vendimin e katalonasve për të krijuar Republikën” shkruajtën ata në Twitter.

Ndërsa paralajmëruan se nuk do të dorëzohen deri sa të realizohet e drejta e katalonasve për vetëvendosje. “Ne nuk do të dorëzohemi në mbrojtjen e të drejtave tona, duke i vendosur ato në shërbim të kauzës për vetëvendosje në Katalonjë” thuhet në deklaratën në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat