Përgjaket festivali i demave në Spanjë, vdes nga plagët pensionisti

Evropë

Përgjaket festivali i demave në Spanjë, vdes nga plagët pensionisti

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:05
Foto

Festivali i famshëm, i njohur për vrapimin me dema në Spanjë, ka përfunduar me tragjedi. Një pensionist gjeti vdekjen teksa ishte duke  marrë pjesë në vrapimin e demave në jug të Spanjës.

74-vjeçari u sulmua nga demi i quajtur ‘Campanito’ gjatë ngjarjes tradicionale ‘Toro Embolado’.

Viktima, një banor vendas Juan Jose Varo, ishte në një vend të izoluar me demin dhe u përpoq të ngjitej tek spektatorët, por kafsha e rrëzoi dhe e sulmoi për vdekje.

Përpjekjet për të joshur demin dështuan dhe ai u kthye për ta sulmuar z. Varo dy herë të tjera. Pensionisti përfundoi në spital me një mushkëri të shpuar, si dhe disa brinjë të thyera, ku gjeti edhe vdekjen nga plagët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat