Marie Benesova mori sot postin e ministres së Drejtësisë, disa orë pasi mijëra protestues u grumbulluan në rrugët e Pragës për të kundërshtuar emërimin e saj dhe për të kërkuar pavarësinë e sistemit gjyqësor të vendit.
Në një fjalim të tij, presidenti çek Milos Zeman, kërkoi përshpejtimin e procedurave gjyqësore duke theksuar se zvarritjet ishin problemi më i madh i sistemit gjyqësor të vendit.
Riformatimi i lidershipit të Ministrisë çeke të Drejtësisë vjen pasi prokurorët vendosën të padisin kryeministrin miliarder të vendit Andrej Babis, me dyshimin për korrupsion.
Ka dyshime se rreth 1,6 milionë euro nga Fondi i Zhvillimit i BE-së janë tjetërsuar për ndërtimin e resortit të luksit ”Stork’s Nest” në Pragë.
Ka dyshime që ministrja e re do ta anashkalojë këtë çështje.
Benesova, bashkëpunëtore e ngushtë e presidentit Zeman, zëvendësoi Jan Knezinek, i cili e mbajti vetëm nëntë muaj këtë post. /atsh