Merkel do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit

Evropë

Merkel do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:45
Annegret Kramp-Karrenbauer dhe Angela Merkel

Në Gjermani, nuk do të ketë një ndryshim në kancelari apo një riformatim të kabinetit, ndërkohë që Angela Merkel do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit, deklaroi sot presidentja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila njihet edhe me akronimin AKK.

Ajo ka hequr kështu çdo dyshim mbi thirrjen e parakohshme të kongresit të partisë, në ditët e para të qershorit.

“Kongresi me dyer të mbyllura u diskutua me kancelaren dhe me drejtuesit e partisë”, deklaroi Kramp-Karrenbauer në televizionin ”Welt”.

”Nuk kemi asnjë qëllim të ndryshojmë drejtimin e kancelarisë… ne kemi nevojë të rishikojmë prioritetet e qeverisë, sidomos për sa i përket dinamikës ekonomike”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat