BE: Venezuela të mënjanojë përshkallëzimin e dhunës - Bota Sot
BE: Venezuela të mënjanojë përshkallëzimin e dhunës

Evropë

BE: Venezuela të mënjanojë përshkallëzimin e dhunës

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Bashkimi Europian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe theksojmë se kriza që po kalon vendi duhet të zgjidhet vetëm politikisht, paqësisht dhe në mënyrë demokratike, deklaroi shefja e Politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini.

”BE refuzon çdo lloj dhune dhe kërkon përpjekje maksimale për mënjanimin e humbjes së jetëve njerëzore dhe përshkallëzimin e tensionit”, theksoi ajo.

“BE është vendosmërisht pranë popullit venezuelian dhe aspiratave të tij legjitime demokratike. Ne do të vazhdojmë të impenjohemi për të kontribuar për rivendosjen e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut nëpërmjet zgjedhjeve të lira”, shtoi Mogherini.

Ndërkohë, në një intervistë me televizionin informativ amerikan, CNN, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se ”Nicolas Maduro ishte gati të largohej nga Venezuela, në momentin kur revolta po përshkallëzohej, por Rusia e bindi të qëndronte”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...