FT: Samiti i Berlinit, dush i ftohtë për Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
FT: Samiti i Berlinit, dush i ftohtë për Ballkanin Perëndimor

Evropë

FT: Samiti i Berlinit, dush i ftohtë për Ballkanin Perëndimor

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:11
Pamje nga takimi

“Dush i ftohtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, kështu e përshkruan mediat e huaja si “Financial Times” përfundimin e Konferencës së një dite më parë për Ballkanin Perëndimor, në Berlin.

Sipas tyre, presidenti Makron raportohet të ketë ruajtur qëndrimin se Parisi do të parapëlqente të ndihmojë vendet në fjalë me reformat në ekonomi, siguri dhe drejtësi, më shumë se sa zgjerimin e BE-së.

Presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, raportohet të kenë qenë pesimist se zgjerimi i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ndodhë së shpejti.

Megjithatë, në një intervistë për Handelsblat, komisioneri për zgjerim Johanes Han ka deklaruar se Komisioni Evropian, në maj, do të propozojë fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi, sipas Han, është marrë në bazë të kritereve të vendosura nga Komisioni në bashkëpunim me vendet anëtare, përcjell alsat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...