Hartat naziste: Kështu Hitleri deshi ta sulmojë SHBA-në

Evropë

Hartat naziste: Kështu Hitleri deshi ta sulmojë SHBA-në

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:50
Foto

Nazistët eksperimentuan me raketa me rreze të gjatë veprimi me qëllim për të sulmuar dhe japonezët me 'balona zjarri'.

Katër muaj pasi japonezët bombarduan portin Pearl Harbor dhe kështu nxitën hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore, Hitleri dukej i pandalshëm.

Forcat gjermane në anën lindore përparuan drejt Moskës dhe Hitleri ishte i sigurt për fitore. Japonia po godiste fortesa të ndryshme britanike, holandeze dhe amerikane në Paqësor, dhe anijet amerikane duhej të merreshin me sulmet shkatërruese të kamikazëve.

Revista Life boton skenarë të ndryshëm që Gjermania dhe Japonia mund të sulmonin në SHBA. Kishte plane të ndryshme për të pushtuar bregun amerikan, madje edhe sulme të mundshme në Bregun Perëndimor dhe Kaliforni.

Plani 1

Image

Detaje nga invadimi gjermano-japonez përmes sulmeve në bregdetin amerikan

Plani 2

Image

Invadimi japonez në bregdetin perëndimor përmes Pearl Harbor dhe Kalifornisë.

Plani 3

Image

Sulmi i flotës japoneze dhe gjermane, nëpërmjet bombardimeve të Kanalit të Panamasë dhe aterrimit në Ekuador.

Plani 4

Image

Plani i katërt kombinon fuqinë detare të Forcës së Boshtit në marrjen e Atlantikut, të cilat mund të çonin në një invadim eventual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga lumi Misisipi.

Plani 5

Image

Ishte edhe mundësia e sulmit përmes Norfolk.

Plani 6

Image

Plani i gjashtë ishte një sulm në të gjithë Kanadanë nëpërmjet rrugës së Shën Lorens dhe luginës Hudson.

Dokumentet naziste që detajojnë planet e tyre për holokaustin në Amerikën e Veriut kanë dalë në sipërfaqe, por nuk është e qartë se deri në çfarë mase Gjermania ka planifikuar një pushtim të Shteteve të Bashkuara, megjithëse ne e dimë se ata kanë eksperimentuar me raketa me rreze të gjatë me qëllim për të sulmuar, raporton ATI.

Pa marrë parasysh se sa është e njohur apo e panjohur nëse Hitleri planifikoi të bashkohej me japonezët dhe të sulmojë SHBA, është e sigurt që skenarët e mësipërm tregojnë gjendjen e nervozizmit që vendi ka vuajtur si pasojë e një sulmi të mundshëm.

Sa i përket japonezëve, ata filluan me iniciativën e tyre dhe dyshohet se zhvilluan një projekt serioz për prodhimin e mijëra balonave-bomba që ata planifikonin të dërgonin mbi Oqeanin Paqësor në 1945.

Me ndihmën e litarëve me të cilët eksplozivët ishin të lidhura me balonat, plani i tyre ishte që Amerika e Veriut të goditej me balona zjarri, të cilat do të shkaktonin zjarret masive të pyjeve.

9000 balona të tilla të tilla Fu-Go u nisën nga nëntori 1944 deri në prill 1945, por shumica e tyre përfunduan në oqean. Vetëm disa balona kanë arritur objektivin, dhe në këto sulme vranë pesë fëmijë të pafajshëm dhe një grua shtatzënë në Oregon. Por meqë nuk ishte për një plan kaq të suksesshëm, japonezët e braktisën këtë plan.

Ndoshta pushtimi i SHBA-së do të përfundonte si ato balona 'të nxehta', por është e sigurt që hartat dhe planet tregojnë se si mund të kishte ndodhur një sulm shumë më i frikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat