Pacienti e godet se gërhiste, vdes e moshuara në spital

Evropë

Pacienti e godet se gërhiste, vdes e moshuara në spital

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:03
Eileen Bunting

Një grua ka humbur jetën në spital 3 javë pasi u godit me një filxhan nga një pacient tjetër, me të cilin ndante dhomën. Pacienti e goditi me arsyen e moshuara gërhiste.

Eileen Bunting ishte paciente në spitalin Hull Royal Infirmary dhe pritej të dilte nga spitali.

64-vjeçarja ishte drejt rimëkëmbjes kur u sulmua nga pacienti që qëndronte i shtruar në të njëjtën dhomë me të sepse nuk e duronte kur gërhiste.

Djali i saj Mark Bunting tha se ishte sulm i paramenduar, që e la Eileen  me 14 qepje në kokë.

Pacienti kishte lidhur dorezat e dyerve të dhomës me çarçaf për të ndaluar personat e tjerë të hynin brenda dhe i gjuajti gruas me filxhan në kokë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat