“Jelekverdhët” u përzien me sindikalistët, në Paris u “pushtua” një spital

Evropë

“Jelekverdhët” u përzien me sindikalistët, në Paris u “pushtua” një spital

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:57
Paris

Zyrtarë francezë kanë njoftuar këtë të enjte se, vetëm falë ndërhyrjes së stafit mjekësor është bërë e mundur të shmanget një “katastrofë”, pasi disa demonstrues mësynë gjatë protestave të 1 Majit një spital të Parisit, ku tentuan madje edhe të hynin me forcë në repartin e kujdesit intensiv.

Rreth 50 protestues, disa prej të cilëve që mbanin veshur jelekë të verdhë dhe të tjerë me maska, hynë një ditë më parë në spital. Në një moment të përplasjeve, një oficer policie ishte sjellë për kujdes mjekësor në spitalin në fjalë, pasi kishte marrë plagë në fytyrë gjatë marshit tradicional të organizuar nga sindikatat për 1 Maj.

Stafi i “Pitié Salpêtrière” tha se kishin mundur të ndalnin një grup protestuesish të hynin në sallën e emergjencave, ndërsa një pjesë tjetër, e cila ishte tërhequr për shkak të presionit nga demonstruesit, thanë se ata kishin dëmtuar kompjuterat dhe pajisjet e tjera elektronike.

Image

Policia arrestoi 30 persona në lidhje me ngjarjen. Por, pas trazirave, një numër protestuesish pretenduan përmes rrjeteve sociale se kishin hyrë në spital vetëm për t’iu shpëtuar policëve, pompave ujëhedhëse dhe gazit lotsjellës që hidhej vazhdimisht nga forcat e rendit.

Disa madje akuzuan zyrtarët francezë dhe mediet se i kishin fryrë ngjarjet në spital, pasi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner e përshkroi mësymjen si një “sulm” dhe fajësoi për të “antikapitalistët dhe militantët ekstremistë të majtë” nga lëvizja “Blloku i Zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat