Grupet kundër abuzimit të klerit, ftojnë Papën të vizitojë atdheun e tij

Evropë

Grupet kundër abuzimit të klerit, ftojnë Papën të vizitojë atdheun e tij

Më: 3 maj 2019 Në ora: 06:17
Papa Françesku

Papa Françesku duhet të vizitojë Argjentinën për t’u takuar me viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike dhe për të ndërhyrë në emër të tyre, thanë të enjten grupet ndërkombëtare kundër abuzimit të klerit.

“Nëse Papa Françesku nuk mund të veprojë me zero tolerancë ndaj abuzimit të ndodhur në Argjentinë, ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në asnjë vend tjetër”, tha Peter Isely, një anëtar themelues i “Përfundimi i Abuzimit Klerik”, në një konferencë shtypi në Buenos Aires.

Përfaqësuesit e faqes së internetit BishopAccountability.org dhe individët që kanë hedhur në gjyq kishën në Argjentinë, pasi pretendojnë abuzim seksual, ishin gjithashtu të pranishëm.

Papa Françesku, i pari papë nga Amerika Latine, është ish-kryepeshkop i Buenos Aires, por ai nuk e ka vizituar vendin e tij të origjinës që kur u bë numri 1 i Kishës Katolike Botërore, në vitin 2013.

Në Kilin fqinj, Kisha Katolike u përfshi nga skandali pas një vizite të Papës vitin e kaluar që nxorri në sipërfaqe një varg akuzash për abuzim, të cilat tani po hetohen nga prokurorët penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat