60% e vendeve në PE nga deputetët e rinj

Evropë

60% e vendeve në PE nga deputetët e rinj

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:07
PE

Rreth 60% e vendeve në Parlamentin e ardhshëm Europian do të zihen nga eurodeputet e rinj, ndërsa pjesa e mbetur prej 40% do të zihen nga eurodeputetët e tanishëm, sipas sondazhit të VoteWatch, që ka mbledhur emrat e kandidatëve për zgjedhjet europiane nga të gjitha vendet e BE dhe, bazuar në një model,  ka vlerësuar se kush mund të zgjidhet potencialisht.

Sipas studimit vlerësohet se “rreth 60% e posteve do të zihen nga deputetë të rinj, ndërsa vetëm 40% e atyre që janë në detyrë do ta mbajnë atë”.

Me shumë mundësi, ndryshimet më të mëdha do të ndodhin midis francezëve (rreth 70% të rinj), rumunëve (70% të rinj), spanjollëve (68% të rinj) dhe polakëve (63% të rinj).

Përfaqësimin më të ulët me të rinj pritet ta ketë Italia (56%), Gjermania (50%) dhe Britania e Madhe (50%), që do të thotë se një pjesë e madhe e “kujtesës institucionale” të Parlamentit Europian, deputetë me eksperiencë që kanë fituar përvojë ose kanë luajtur rol udhëheqës, do të zëvendësohen. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat