Vestager: Ka ardhur koha që në krye të Komisionit Europian të vijë një grua

Evropë

Vestager: Ka ardhur koha që në krye të Komisionit Europian të vijë një grua

Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:59
Margrethe Vestager

Ka ardhur koha që në krye të Komisionit Europian të vijë një grua, theksoi sot komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager që garon për të pasuar Jean Claude Juncker.

“Nëse shihni të mëparshmet (komisionet europiane), do të shihni se burrat e kanë pasur shansin e tyre”, shtoi komisionerja daneze.

Që prej krijimit të tij në vitin 1985, Komisioni Europian nuk ka pasur kurrë një grua në krye.

Vestager, që i përket grupit ALDE (liberalë dhe centristë), forca e katërt në Parlamentin Europian, kërkoi gjithashtu një Komision që karakterizohet nga barazia mes burrave dhe grave. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat