U kafshua disa herë nga qeni, humb jetën djali 9-vjeçar

Evropë

U kafshua disa herë nga qeni, humb jetën djali 9-vjeçar

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:43
9-vjeçari

Kafshimi i një qeni bulldog rezultoi fatal për jetën e një djali 9-vjeçar në Angli.

Kafsha e kafshoi disa herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga ekspertiza mjekoligjore, rezultoi se djaloshi kishte gjetur vdekjen për shkak të humbjes së gjakut, e shkaktuar nga kafshimet e qenit.

Prindërit e tij thanë se janë të shkatërruar pas ngjarjes, ndërsa e përshkruajnë vogëlushin si një djalë shumë të dashur, pozitiv e me zemër të veçantë.

Në Angli ka një debat sa i përket mbajtjes së qenve në ambiente publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat