Njëzet e pesë vite më parë përfundoi projekti gjigant i tunelit La Manche

Evropë

Njëzet e pesë vite më parë përfundoi projekti gjigant i tunelit La Manche

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:55
Elisabeta II dhe François Mitterrand

Më 6 maj 1994, në një makinë Rolls rreth 100 metra nën nivelin e detit, mbretëresha Elisabeta II dhe François Mitterrand përurojnë tunelin në La Manche, që të krijon idenë e një gjarpri të vërtetë uji në aspektin teknologjik dhe diplomatik që nga periudha e Napoleonit.

Pas një seri dështimesh, hezitimesh dhe të papriturash, kantieri i shekullit, një projekt me një vlerë rreth 15,2 miliardë euro ravijëzon një kufi tokësor që u përdor që nga ajo kohë nga rreth 430 milionë udhëtarë dhe ku kalon transit një e katërta e shkëmbimeve tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Europës.

Ideja daton që në 1802 në kohën kur inxhinieri francez Mathieu-Favier ia prezantoi Napoleon Bonaprtit planin e parë të madh të tunelit.

Ura, diga, tuba, ishuj artificialë…një qind projekte nisin të lulëzojnë në shekullin e XIX.

Njëri prej tyre mori miratimin e Mbretëreshës Viktoria dhe Napoleonit III në 1855. Një lokomotivë në një tunel, e projektuar nga francezi Aimé Thomé de Gamond. Problemi delikat i ventilimit u zgjidh nga britaniku William Low.

Rreth dy kilometra galeri u gërmuan në të dyja anët e La Manche-t mes viteve 1878 dhe 1883, por arsyet strategjike të qeverisë britanike dhe të Krizës Ekonomike Botërore të 1873 varrosën projektin.

Ai u rishfaq vetëm 75 vite më vonë, pas dy luftërave të mëdha botërore. Një grup studimi për tunelin në La Manche u krijua në 1957, me mbështetjen e Komunitetit Ekonomik Europian (CCE) që u themelua në po të njëjtin vit.

Në vitin 1973, 300 metra u gërmuan në Sangatte (Pas-de-Calais) dhe 400 metra pranë Doverit, por qeveria ndryshon qëndrimin. Për arsye buxhetore, Harold Wilson pezullon punimet në 1975.

-Urë apo Tunel ?-

Me ardhjen në pushtet të Margaret Thatcher në 1979 dhe të François Mitterrand në 1981 rinis projekti.

Katër propozime janë në tryezë, një urë rrugore-hekurudhore, një urë-tunel rrugor-hekurudhor, një tunel rrugor-hekurudhor dhe një tunel hekurudhor.

Shumica e britanikëve pëlqejnë një ndërlidhje të transportit rrugor ashtu si dhe Margaret Thatcher, ndërsa francezët mbështesin opsionin hekurudhor.

Më në fund finalizohet ideja e një tuneli të dyfishtë hekurudhor nën-ujor me një gjatësi rreth 50,5 kilometra që u mbështet dhe u vulos nga trakti franko-britanik i Canterbury  më 12 shkurt 1986. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat