Papa Françesku, vizitë në vendlindjen e Nënë Terezës për herë të parë

Evropë

Papa Françesku, vizitë në vendlindjen e Nënë Terezës për herë të parë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:46
Papa Françesku

Papa Françesku i ka drejtuar një mesazh popullit të Maqedonisë së Veriut, para vizitës së tij të martën, duke thënë se ai po vjen në vend për “të mbjellë farat” e vëllazërimit.

“Sot, më shumë se kurrë është e domosdoshme të mbjellim si në Europë, ashtu edhe në botë, kulturën e bashkëjetesës. Unë do të vij mes jush për të mbjellë këto fara, i sigurtë se toka juaj është pjellore dhe se bima e vëllazërisë do të lulëzojë dhe do të japë fryte”, tha Ati i Shenjtë.

Papa Françesku do të nisë një vizitë në Ballkan të dielën me ndalesën në Bullgari, një vend me një komunitet të vogël katolik, ku kisha ortodokse ka refuzuar idenë e lutjeve të përbashkëta me Atin e Shenjtë. Pjesë e rëndësishme e turit treditor do të jetë ndalesa në Maqedoninë e Veriut, të martën, ku ai do të nderojë edhe Nënë Terezën, në vendin e lindjes së saj në Shkup.

“Në fakt, bukuria e vendit tuaj është e lidhur me larminë e kulturave, etnive dhe besimeve fetare. Sigurisht, jetesa e përbashkët nuk është gjithnjë e lehtë, ne e dimë këtë. Por ia vlen të përpiqesh, sepse mozaikët më të bukur janë ata që kanë më shumë ngjyra”, tha Papa Françesku.

Që përpara zgjedhjes së tij në krye të Papatit, At Bergoglio siç njihet ndryshe, promovonte këndvështrimin e tij se kisha katolike duhet të shkonte drejt periferive për të marrë perspektiva të reja. Me këtë qëllim, dy udhëtimet e para të tij në Europë ishin në vende me shumicë myslimane: në Shqipëri në vitin 2014 dhe në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat