Tuneli i La Manshit, mbushen 25 vite nga përurimi

Evropë

Tuneli i La Manshit, mbushen 25 vite nga përurimi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:41
Tuneli i La Manshit

Në prag të përvjetorit të 25-të të hapjes së tunelit në kanalin e La Manshit, më 6 maj 1994, një nga njerëzit e përfshirë në projekt, francezi Philippe Cozette kujton momentin kur ai shembi pjesën e fundit të murit dhe shtrëngoi duart me homologun e tij anglez.

Kjo ndodhi më 1 dhjetor të vitit 1990 dhe ai kishte ndierë në atë kohë një përzierje entuziazmi, krenarie, gëzimi dhe pak trishtim po ashtu.

“Në orën 12:12 na u dha ‘drita jeshile’. Graham Fagg në njërën anë dhe unë në tjetrën. Me një çekan rrëzuam murin e fundit. Ishte fundi i një pune që ne e kishim nisur prej vitesh”, tha Philippe Cozette.

Të dy këta personazhe hynë në histori me atë shtrëngim duarsh, 100 metra nën det, dhjetorin e ’90-s. Thuajse 4 vite më pas, më 6 maj të vitit 1994, Mbretëresha Elizabeth II dhe presidenti francez, Francois Miterrand prenë shiritin e lidhjes së re hekurudhore.

Që nga ajo kohë, tuneli ka pritur 430 milionë pasagjerë dhe 86 milionë mjete, e kjo simbolizoi për shumë britanikë integrimin e vendit të tyre me kontinentin, si anëtar i Bashkimit Europian. Ai ishte një nga projektet më të mëdha inxhinierike të ndërmarra në Europë dhe në ndërtimin e tunelit u përfshinë më shumë se 12 mijë punëtorë.

Sot, ai mbetet tuneli më i gjatë nën det në botë, me rreth 38 km gjatësi, e është zgjedhur edhe si një nga 7 mrekullitë e botës moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat