Francë, artistët në krah të “jelekverdhëve”

Evropë

Francë, artistët në krah të “jelekverdhëve”

Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:05

Bota e artit i ka dalë në krah jelekëverdhëve. Në Paris, grupe artistësh marshuan me një pankartë gjigande ku shkruhej “Ne nuk jemi budallenj”, duke iu bashkuar protestuesve të mobilizuar për të shtunën e 25 me radhë.

Më herët, tek rubrika e opinioneve në faqen “online” të gazetës “Liberation”, aktorë me famë ndërkombëtare si Juliette Binoche dhe Emmaunelle Béart, shkrimtarë përfshirë Édouard Louis dhe Annie Ernaux, si dhe 1 400 figura të tjera botërore i dhanë përmes një letre të hapur mbështetjen e tyre një lëvizjeje, të cilën, siç theksuan ata, autoritetet po përpiqen ta diskretitojnë.

Producenti Christian Pfohl tha: “Ne nuk jemi të shkëputur nga këta njerëz, ne jemi pjesë e tyre. Prandaj dhe ne apelin që kemi lëshuar theksohet se “ne jemi protestues jelekverdhë”.

“Ne deshëm të bëjmë një gjest publik, deshëm ta bëjmë këtë për jelekët e verdhë. Pamë njerëz të qanin kur lexuan letrën tonë, njerëz që ishin prekur vërtet shumë prej saj; teksti po shpërndahet gjithandej dhe atyre u nevojitej një gjë e tillë”, shton producenti.

Me mijëra protestues morën pjesë në marshime anembanë vendit, sipas Ministrisë së Brendshme franceze. Në Lion u raportuan dhe disa përplasje të vogla me policinë. Forcat e rendit mësohet të kenë përdorur gazin lotsjellës në La Roche-sur-Yon, ku tubimet në qendrën e qytetit ishin ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat