Përmirësimi i hapësirave publike në Rusi, arkitektët: Të ruajmë “kapitalin njerëzor” - Bota Sot
Përmirësimi i hapësirave publike në Rusi, arkitektët: Të ruajmë “kapitalin njerëzor”

Evropë

Përmirësimi i hapësirave publike në Rusi, arkitektët: Të ruajmë “kapitalin njerëzor”

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:18
Rusi

Për dekada me radhë, brigjet e lumit që rrjedh në qytetin rus të Belgorodit, kanë qenë në një gjendje të mjerueshme.

Por vendin e kallamishteve të dikurshme, tani e kanë zënë shëtitoret e bukura me banka druri, të vendosura përgjatë gjithë rrjedhës së ujit. Ideja e krijimit të hapësirave të këndshme publike, në vetvete nuk mund të konsiderohet inovatore, por ajo po hedh rrënjë vetëm e së fundi në qytetet e planifikuara sovjetike si Belgorodi, në jug të Moskës.

“Ne deshëm të tërhiqnim vëmendjen tek fakti që këtu ka një lumë dhe një zonë të gjelbër përgjatë brigjeve të tij, dhe e gjithë kjo është mu në zemër të qytetit, përse të mos kthehej në një zonë të këndshme ku të kalohet bukur koha e lirë, ky ishte qëllimi ynë kryesor”, tha Jezi Stankevic, arkitekt.

Por pas kësaj nisme, qëndron dhe një plan tjetër.

“Ajo që ne synojmë më fort është të sigurohemi që njerëzit më inteligjentë, më të talentuar dhe më interesante të mbeten në këtë qytet. Për këtë arsye, dhe në fokus të iniciativës kanë qenë qytete që ishin lënë në harresë, duke i shtyrë njerëzit të largohen. Po flasim tani për luftë për të ruajtur “kapitalin njerëzor”. i cili është në qendër të formimit të ekonomisë urbane”, tha Daria Paramonova, kryetare e departamentit te arkitekturës.

Që prej 2010-tës, Kremlini ka shpenzuar miliarda dollarë për përmirësimin e hapësirave publike, veçanërisht përmes një programi federal me te cilin janë dhënë 42.2 miliardë rubla për punimet e rinovimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...