Propozimi në Britani: Mos vaksinimi i fëmijëve të cilësohet vepër penale!

Evropë

Propozimi në Britani: Mos vaksinimi i fëmijëve të cilësohet vepër penale!

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:08
Britani

Gjithmonë e më tepër në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin po përhapen grupet anti-vaksinë duke i nxitur prindërit që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Kjo ka bërë që në Britani të alarmohen edhe deputetët, duke kërkuar që mos vaksinimi i fëmijëve të cilësohet si vepër penale dhe të dënohet. Politikani Paul Sweeney deklaroi në parlament se vaksinimi është një emergjencë kombëtare, pasi kjo është në dëm të fëmijëve.

Sipas ekspertëve, përhapja e epidemisë së fruthit ka ardhur edhe për pasojë të mos vaksinimit të rregullt të fëmijëve. Madje, më herët Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, javën e kaluar sugjeroi që fëmijët të ndalohen në shkolla dhe kopshte nëse nuk kanë bërë të gjitha vaksinat e përcaktuara.

Mediat britanike tregojnë se rreth 500 fëmijë mund të mos jenë vaksinuar nga fruthi midis vitit 2010-2017. Po ashtu edhe në New York pati një shpërthim të fruthit duke e kthyer në një emergjencë për të gjithë vendin duke i kërkuar prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Në Francë po ashtu është e detyrueshme që fëmijët të vaksinohen përveҫ rasteve kur ka arsye mjekësore apo fetare. Pak kohë më parë edhe Italia mori masa lidhur me vaksinimin, duke mos i lejuar fëmijët në shkolla dhe duke aplikuar gjobë 500 Euro për prindërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat