FB qendër komandimi kundër dezinformimit në prag të europianeve

Evropë

FB qendër komandimi kundër dezinformimit në prag të europianeve

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:44
Parlamenti evropian

Duke pasur parasysh zgjedhjet për Parlamentin Europian në fund të majit, Facebook ka ngritur një qendër komandimi, një dhomë operacionale ku dhjetëra njerëz do të punojnë për të penguar përhapjen e lajmeve të rreme që kanë për qëllim orientimin e opinionit publik europian.

Dhoma, e krijuar në selinë e Facebook në Dublin, ndjek atë që u krijua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar për të vëzhguar zgjedhjet e mesmandatit dhe atë të ngritur në Singapor për zgjedhjet më të fundit indiane.

Siç  tregojnë ”The Guardian” dhe ”New York Times”, në këtë qendër komandimi ndodhen rreth 40 persona të cilët janë thirrur për të monitoruar se çfarë ndodh në Facebook.

Këta punonjës, të ndihmuar nga ekipet e ekspertëve, kanë për detyrë të pastrojnë rrjetin social nga lajme të rreme, llogaritë e rreme dhe ndërhyrjet e huaja.

Kontrolli zhvillohet në gjuhët e ndryshme të folura në 27 shtete (28 me Mbretërinë e Bashkuar), të cilat midis 23 dhe 26 majit do të shkojnë për të votuar për rinovimin e Parlamentit Europian.

Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë së informacionit në Facebook, ka shpjeguar se janë duke u përballur me një sfidë sigurie dhe se ka një numër aktorësh që duan të manipulojnë debatin publik.

”Megjithatë, në një situatë të tillë një organizatë e vetme nuk është e mjaftueshme. Ne kemi nevojë për sa më shumë njerëz të jetë e mundur të përqendruar në këtë problem”, theksoi ai.

“Dhoma e luftës” është masa e fundit e Facebook-ut për të mbrojtur debatin parazgjedhor në BE.

Në muajt e fundit, kompania Mark Zuckerberg ka forcuar rregullat mbi futjet politike për të parandaluar përdorimin e reklamave nga vendet e treta për të ndërhyrë në zgjedhje, siç ndodhi me postimet ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat