Orange në gjyq për shkak të vetëvrasjes së punëtorëve

Evropë

Orange në gjyq për shkak të vetëvrasjes së punëtorëve

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në Paris ka nisur gjykimi i French Telekom Oranz dhe shtatë drejtues të mëparshëm dhe të tanishëm për abuzim moral, dhe pas një vale vetëvrasjeje në këtë kompani dhjetë vjet më parë.

Në fakt, brenda tri vjetësh ka pasur 19 vetëvrasje të punonjësve, 12 vetëvrasje në tentativë dhe tetë raste me depresion të rëndë.

Në kohën kur ndodhën vetëvrasjet, kompania zvogëloi numrin e të punësuarve dhe filloi modernizimin.

Të dyshuarit akuzohen për "rëndimin e kushteve të punës të punonjësve që kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e tyre, kanë ndikuar në shëndetin e tyre fizik apo mendor ose kanë rrezikuar të ardhmen e tyre profesionale".

Rreth 200 aktivistë protestuan jashtë sallës së gjykatës duke kërkuar një dënim dhe sindikatat pretendojnë se kompanitë më të mëdha franceze nuk morën mësime nga ajo që ndodhi në Telekom.

Ky është deri tani gjyqi më i madh në Francë për telekomunikacion që është i lidhur me një kompani të vetme.

Në Francë parashihet një gjobë deri në një vit burg dhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Hetimi në valën e vetëvrasjes midis punonjësve gjatë viteve 2007 dhe 2010 u hap pas një padie të paraqitur nga një sindikatë. Aktakuza liston emrat e punonjësve që kanë marrë jetën e tyre ose kanë tentuar atë, disa prej të cilave kanë ndodhur në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat