Kush nuk vaksinohet kundër fruthit, dënohet me gjobë 2500 euro

Evropë

Kush nuk vaksinohet kundër fruthit, dënohet me gjobë 2500 euro

Më: 7 maj 2019 Në ora: 07:32

Ministri i Shëndetësisë në Gjerman, Jens Spahn ka propozuar që prindërit që nuk i vaksiojnë fëmijët të dënohen me 2500 euro. 

Gjithashtu, ai ka thënë se prindërit duhet të tregojnë prova që e kanë vaksinuar fëmijën. Nëse nuk bëhet kjo, atëherë përveç që do të gjobiten, fëmijët e tyre do të përjashtohen nga çerdhja, shkruan BBC. 

“Dua ta luftoj fruthin. Çdokush që shkon në çerdhe apo shkollë duhet të vaksinohet kundër fruthit.”, u shprehë Spahn. 

Gjermania ka pasur rritje të numrit të të prekurve nga fruthi në vitet e fundit. Sipas një studimi të UNICEF, fruthi vret 110 mijë njerëz në botë. 

Para Gjermanisë, këtë propozim për gjoba e ka bërë edhe New York-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat