Në Stamboll do të përsëriten zgjedhjet - Bota Sot
Në Stamboll do të përsëriten zgjedhjet

Evropë

Në Stamboll do të përsëriten zgjedhjet

Më: 7 maj 2019 Në ora: 08:47
Ilustrim

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdoganu ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion.

Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem ImamogluI, cili nga autoritetet zyrtarisht u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet.

"Ky vend është i mbushur me 82 milionë patriotë që do të luftojnë për demokracinë deri në momentin e fundit ", deklaroi Imamoglu.

"Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet tona", i tha ai një turme njerëzish që ishin mbledhur pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Votimi në qytetin më të madh të Turqisë do të mbahet më 23 qershor.

Zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë u zhvilluan më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e z. Erdogan në një situatë kur ekonomia turke është në renie.

Presidenti Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke, prej kur ka ardhur në pushtet 16 vjet më parë, dhe ka udhëhequr këtë shtet me masa secilën herë më të ashpra, ka bërë fushatë intensive për këto zgjedhje, të cilat i ka cilësuar si “çështje të mbijetesës” për Turqinë./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...