Studentët gjermanë për herë të parë në "March of the Living"

Evropë

Studentët gjermanë për herë të parë në "March of the Living"

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:36
Studentët gjermanë në "March of the Living"

"Flamuri gjerman, së bashku me atë të Izraelit e Polonisë në Aushvic?" Gjimnazistët gjermanë nga Oranienburg marrin pjesë në marshimin kundër antisemitizmit. Një reportazh nga Aushvic-Birkenau.

Adoleshentë dhe dy të rritur janë ulur në rrënojat e ndërtesave pranë një hekurudhe të vjetër. A janë këto dhoma nëntokësore gazi të shkatërruara? Apo depo? Duke ditur se këto rrënoja kanë qenë dikur një kamp shfarosjeje, ku u vranë gati 1.5 milionë njerëz, kjo duket shumë e largët prej realitetit të sotëm.

Të rinjtë mbajnë të njëjtat xhaketa blu me mbishkrimin "March of the Living". Çantat e tyre të shpinës ngjyrë blu kanë mbishkrimin "MoRah 2019". MoRaH është një organizatë hebreje joqeveritare me seli në Vjenë. Që nga viti 2005, organizata koordinon ekskursione të gjimnazistëve në Aushvic-Birkenau për March of the Living.

Image

Sivjet për herë të parë MoRah ka përgatitur edhe ardhjen e të rinjve nga Gjermania. "Sivjet March of the Living është i veçantë, jo vetëm për pjesëmarrjen e të rinjve gjermanë, por edhe për organizatën tonë, thotë për Deutsche Wellen-n, Philip Doczi, kryetari i MoRaH. Një grup prej 200 gjimnazistësh, mësuesish dhe kujdestarësh kanë marrë rrugën nga Oranienburgu në Brandenburg. Ata marrin pjesë në marshimin vjetor prej tre kilometrash nga Aushvici në Birkenau - një ish-kamp shfarosjeje i nazistëve në Poloni, ku për pesë vjet u vranë 1 deri në 1.5 milionë njerëz. 

Temë e vështirë

Të rinj e të moshuar, hebrej, të krishterë e myslimanë nga 40 vende janë duke marrë pjesë në këtë event. Ata janë duke marshuar bashkë për në Birkenau, ku mbahet koncerti përkujtimor. Njerëzit janë mbledhur përreth një skene të gjerë të ndërtuar mbi rrënojat e Birkenaut. Nga skena personalitete hebreje nga Izraeli si dhe nga vende të tjera dënojnë antisemitizmin. Shumë pjesëmarrës i tërheq dëshmia emocionale e të mbijetuarit të Holokaustit Edward Mosberg.

Delegacione nga Bullgaria dhe Greqia marrin pjesë gjithashtu për herë të parë në March of the Living. Bartholomew I, patriarku ikumenik i Konstandinopojës dhe Romës së Re mban një fjalim për vëllazërinë dhe solidaritetin. Koncerti transmetohet drejtpërdrejtë përmes tre ekraneve të mëdha. Për ata që nuk flasin hebraisht të gjitha janë përkthyer me titra në anglisht.

Një event unikal

Por grupi i gjermanëve që unë e ndesha papritur gjatë rrugës, qëndron larg pa parë asgjë. Askush prej tyre nuk flet anglisht. Të rinjtë i shoqëron Christian Reich, prifti i ri nga Qendra Georg- Mendheim në Oranienburg. 

"Ky vend është i tmerrshëm", më thotë ai mua.  Jo shumë njerëz e dinë, që këtu janë edhe gjermanët. Tabelat shenjuese të vendosura përreth hyrjes në ish-kampin Birkenau nuk e përmendin Gjermaninë si një vend pjesëmarrës. Por ata përmendin Austrinë. 

Image

Kjo është arsyeja përse me sa duket të rinjtë nga gjimnazi i Vjenës Theresianum, ndryshe nga ata gjermanë, janë më të çlirët dhe komunikues. sepse gjimnazistët gjermanë nga Oranienburg duken të ndrojtur karshi të tjerëve.

Mua nuk më lejohej t'i pyesja gjermanët, se si ndihen ata në këtë marshim.  

Por prifti Reich dëshiron të flasë në emër të tyre. "Eshtë shumë për ta", thotë ai duke kthyer kokën pas. "Kjo është një eksperiencë sfiduese emocionale për ta".

A ishin ata të përgatitur që do të shohin një kamp shfarrosjeje? Që do të ecnin bashkë me stërnipërit e viktimave? Reich, thotë, jo. Gjimnazistët nga Austria janë më të hapur rreth kësaj.

Bisedoj me Olga Koller, mësuese në gjimnazin Theresianum. "Ne i përgatitëm mirë ata përpara eventit March of the Living", thotë ajo. Koller  shpjegon, se në Austri fëmijët e dinë qysh në moshë të hershme që të mos pyesin se çfarë kanë bërë gjyshërit e tyre gjatë luftës.

Marshimi në Aushvic-Birkenau me MoRaH është fakultativ. 

A ka problem Gjermania me mësimin e Holokaustit?

Studentët e Theresianum nuk e kanë problem t'u përgjigjen pyetjeve të vështira. Se si ndihen ata kur të grumbulluar shohin përtej xhamit flokët e grave hebreje të djegura me gaz, ose veshjet e bebeve dhe sendet e tyre... Ata e dinë.

"Përse nuk ka një flamur gjerman dhe austriak? ", pyet njëri nga të rinjtë shokun e tij. "Flamuri austriak është në rregull, por ai gjerman? Kjo mund të ishte ironi". 

Michel Gurari, i cili është koordinator i eventit  European March of the Living, një organizatë që dënon antisemitizmin në Europë, më thotë: "Komuniteti europian duhet të ketë një qasje proaktive në luftën kundër racizmit dhe urrejtjes ndaj komunitetit të tyre hebre".

"EMOTL bashkëpunon ngushtë me Komisionin Europian dhe përgatit aktivitete të përbashkëta edukative për gjimnazet në vendet anëtare". Ndërkohë, që Michel Gurari nuk e di përse nxënësit gjermanë marrin pjesë vetëm tani në eventin March of the Living.

Më 2017 në një studim të Institutit Koerber u konstatua, se gati 40 përqind e adoleshentëve gjermane nuk e dinë se ç'është Holokausti dhe 47 përqind nuk kanë dëgjuar kurrë për vdekjet në kampet e përqendrimit, ku janë vrarë miliona njerëz në periudhën mes viteve 1941-1945. Ekspertët në institut ndërkohë shprehin shqetësimin, se disa lande gjermane nuk e ofrojnë historinë si një lëndë më vete gjatë shkollës së mesme. 

Por Gurari shpreson që kjo do të ndryshojë 

"Ne duam që të formësojmë një ndërgjegjësim të diferencuar tek studentët gjermanë", shpjegon ai. "Ne nuk flasim për fajin kolektiv ndaj hebrejve dhe Holokaustit. Nuk është e mundur të bëhet përgjegjës një pesëmbëdhjetë vjeçar për mizoritë e luftës të kryera nga breza të mëparshëm". 

"EMOTL i mëson këta fëmijë se si të jenë të përgjegjshëm dhe se si të luftojnë antisemitizmin në komunitetin e tyre lokal. Antisemitizmi nuk është Aushvic, por ai prek komunitete hebreje në Bruksel, Pittsburg apo në San Diego".

E të mos ndihesh fajtor... 

Gurari dhe Doczi theksojnë të veçantën e eventit të sivjetëm March of the Living. Shumë udhëheqës ndërkombëtarë duke përfshirë edhe kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancili e ambasadorin e SHBA-së në Poloni, Georgette Mosbacher ishin pjesëmarrës në March of the Living. 

Banorët e Oœwiêcim, një qytet pranë kampit të shfarosjes, ishin të habitur për praninë e nxënësve gjermanë për herë të parë në March of Living. Një banore tregon ndërtesat e vjetra pranë sheshit qendror të qytetit: "Gjatë luftës, shumë prej themeleve të këtyre ndërtesave i rikonstruktuan për të fshehur hebrejtë. Për këtë gjetën vdekjen shumë polakë. Gjermanët duhet të vijnë edhe këtu"./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat