Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll u përcollën nga krimi dhe korrupsioni

Evropë

Erdogan: Zgjedhjet në Stamboll u përcollën nga krimi dhe korrupsioni

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:58
Recep Tayyip Erdogan

Zgjedhjet për kryetar të Stambollit u shoqëruan me krimin e organizuar dhe korrupsion serioze, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai mbrojti vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu e përshkroi masën si "të pabesë".e

Vendimi i djeshëm për përsëritjen e zgjedhjeve më 23 qershor shkaktoi protesta në gjithë qytetin.

Qindra njerëz u mblodhën në disa rrethe, duke hedhur slogane antiqeveritare.

Duke folur në një takim të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, Erdogan tha se zgjedhjet e reja janë hapi më i mirë për vendin.

"Ne e konsiderojmë këtë vendim si hapi më i mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda demokracisë dhe ligjit", tha ai.

Erdogan këmbënguli që gjatë votimit ka pasur paligjshmëri dhe tha se përsëritja e zgjedhjeve ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë.

Presidenti i Turqisë, i cili për herë të parë erdhi në pushtet në vitin 2003, po ashtu ka thënë se hajdutët vodhën vullnetin kombëtar të kutisë së votimit, duke shtuar se nëse ata nuk mbahen përgjegjës, “njerëzit tanë do të kërkojnë sqarime nga ne.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat