Ndërkombëtarët kritikojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll - Bota Sot
Ndërkombëtarët kritikojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Evropë

Ndërkombëtarët kritikojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:39
Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll nxiti protesta në këtë qytet.

Bashkimi Evropian kritikoi ashpër vendimin e Turqisë për të përsëritur zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, pas fitores së opozitës.

"Sigurimi i një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë", tha përmes një deklarate shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Qeveria franceze u bëri thirrje autoriteteve turke të tregojnë "respekt për parimet demokratike, pluralizmin, drejtësinë dhe transparencën".

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, tha se përsëritja e zgjedhjeve është "e pakuptueshme".

Guy Verhofstadt, udhëheqësi belg i grupit liberal në Parlamentin Evropian, tha se Turqia po "shkon drejt diktaturës".

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll u mor nga Kolegji Zgjedhor i Turqisë.

Muajin e kaluar, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka humbur zgjedhjet lokale në Stamboll - qytetin më të madh të Turqisë - por Erdogan ka refuzuar të pranojë humbjen.

AKP ka thënë se ka pasur parregullsi që e kanë zhvlerësuar votimin.

Vendimi për të mbajtur zgjedhje të reja më 23 qershor shkaktoi protesta në Stamboll të hënën.

Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, i cili i fitoi zgjedhjet për kryetar të këtij qyteti, e përshkroi vendimin si "tradhti".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...