Kroacia prodhon ligjërisht marihuanë për qëllime mjekësore?

Evropë

Kroacia prodhon ligjërisht marihuanë për qëllime mjekësore?

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:08
Ilustrim

Kroacia së shpejti pritet të bëhet një prodhues serioz dhe eksportues i marihuanës për qëllime mjekësore, shkruan "Globus".

Barnat e kanabisit në barnatore do të jenë shumë më të lira me etiketën e produktit vendas, sipas "Globus" me bazë në Zagreb.

Pikërisht për shkak të çmimit të lartë në barnatore, shumica e pacientëve vazhdojnë të furnizohen kryesisht në tregun e zi.

Në Kroaci, për shkak të ndryshimeve në ligjin për luftën kundër drogës, i cili hyri në fuqi më 25 prill, kompanitë e regjistruara për prodhimin e ilaçeve iu dha mundësia të përfshijnë produktet e kanabisit në gamën e produkteve.

Deri më tani, mjekët kanë qenë në gjendje të përshkruajnë produkte të tilla te pacientët për sëmundje të caktuara, por ato janë importuar nga farmacitë pasi prodhimi në Kroaci nuk ishte i lejuar.

Bazuar në përvojën e vendeve të tjera, vlerësohet se 200 deri në 500 kilogramë marihuanë do të nevojiten për qëllime mjekësore në Kroaci çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat