Vuçi takon Salvinin në Romë, flasin për Kosovën

Evropë

Vuçi takon Salvinin në Romë, flasin për Kosovën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:08
Mateo Salvninin dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot në Romë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë Italiane dhe ministrin e Brendshëm, Mateo Salvninin, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Ky takim është mbajtur në  selinë e Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Siç shkruan rts, Salvini është një politikan i cili është pro rishqyrtimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas këtij takimi Vuçiq do t’iu drejtohet mediave, dhe më pas do të nisen për në Tiranë, ku po mbahet Samiti i Brdo-Brijonit.

Në Tiranë kreu i shtetit serb, do të takohet edhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat