Rusia tregon armët. Parada për 74 vjetorin e fitores mbi nazizmin

Evropë

Rusia tregon armët. Parada për 74 vjetorin e fitores mbi nazizmin

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:39
Foto

Rusia festoi përvjetorin e 74 të fitores mbi Gjermaninë naziste me një paradë ushtarake të përvitshme në sheshin e kuq, në Moskë.

Eventi, shfrytëzohet zakonisht për të demonstruar disiplinën e trupës dhe arsenalin e rëndë të armatimeve të vendit.

9 maji është një nga festat më të mëdha në Rusi, dhe shënon disfatën e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo, ka si qëllim nderimin e sakrificave të bëra për arritjen e kësaj fitoreje, por edhe shpalosjen e fuqisë ushtarake të Rusisë.

Ushtria, prezanton zakonisht armatimet e saj më të reja në parada por kjo e sivjetmja ka aspekte më civile. Ministri i mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë kaluan mbi dy kabrioletë të rinj aurus, një markë luksoze e dizajnuar për përdorim të zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë presidentin. Një tjetër risi ishte edhe ak-12, kallashnikovi i ri, që i është nënshtruar testimeve të reja dhe u vu në prodhim masiv, vitin e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat