Macron: BE do të përqendrohet në klimën, sigurinë dhe rritjen

Evropë

Macron: BE do të përqendrohet në klimën, sigurinë dhe rritjen

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:06
Presidenti francez Emmanuel Macron

Bashkimi Evropian duhet të përqendrohet në klimën, sigurinë dhe rritjen pas zgjedhjeve evropiane ose do të bjerë, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një takim të udhëheqësve të 27 vendeve të BE-së në Rumani.

"Për 15 ditë, rreth 400 milionë evropianë do të zgjedhin një projekt, ose do të zgjedhin për të ndërtuar më tej Evropën ose ta shkatërrojnë atë dhe të kthehen në nacionalizëm. Duhet të veprojmë më shpejt dhe me vendosmëri ndaj Rilindjes Evropiane. Klima, mbrojtja e kufijve, modeli i rritjes dhe modeli social janë gjërat që unë me të vërtetë dëshiroj në vitet e ardhshme," tha Macron, transmeton KosovaPress.

Ai tha se për shkak të rritjes së populizmit në të gjithë kontinentin evropian, përgjigjja do të jepet në zgjedhjet për Parlament Evropian nga 23 deri më 26 maj.

Franca, së bashku me shtatë anëtare tjera të BE-së, propozuan që deri në vitin 2050 të arrihet qëllimi i një emisioni zero të gazeve serrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat