Një drogë e re, e tmerrshme ka arritur në Serbi, ja efektet e saj

Evropë

Një drogë e re, e tmerrshme ka arritur në Serbi, ja efektet e saj

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Në Serbi është paraqitur një drogë e re, substancë psikoaktive e cila është njëqind herë më e fuqishme se marihuana, publikoi RTS.

Efektet e kanabinoidëve sintetikë janë të ngjashme me marihuanën, por kanë njëqind herë veprim më të fuqishëm dhe vërehet dhjetë minuta pas konsumimit. Shprehet përmes skuqjes së syve dhe konjuktivit, pulsit të përshpejtuar, gojës së thatë, ndryshimit të disponimit dhe perceptimit.

Pasojat ndjehen edhe në ditët në vijim, ndërsa efekti në vazhdimësi zgjat gjashtë orë.

Shfrytëzimi i këtyre substancave në botë është i ndërlidhur me numrin e rritur të rasteve të vdekjes, por edhe të vetëvrasjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat