Numër i ulët rekord jelekverdhësh në protestën e radhës

Evropë

Numër i ulët rekord jelekverdhësh në protestën e radhës

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në të shtunën e 26-të radhazi të protestave të jelekverdhëve u shënua sot numri rekord i ulët për sa i takon pjesëmarrjes.

Në orën 14:00 (12:00 GMT), në të gjithë Francën protestuan vetëm 2 700 persona, ndërkohë që të shtunën e kaluar ishin 3 600.

Në Lion, gurëve të hedhur nga ana e protestuesve kundër forcave të policisë, kjo e fundit iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Sipas prefekturës ”të pranishëm në protestë ishin elementë radikalë, të maskuar pas banderolave apo me fytyra të mbuluara”.

Në Nantë, një skuadër e policisë kundër krimit, u bë objekt e hedhjes së gurëve, ndërkohë që po kalonte një rrugë pranë manifestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat