Fituesja e lotarisë milionëshe ndërron jetë, pak ditë pasi dërgohet në spital

Evropë

Fituesja e lotarisë milionëshe ndërron jetë, pak ditë pasi dërgohet në spital

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:08
Foto

Fituesja e një lotarie milionëshe, Melissa Ede, ka vdekur në moshën 58 vjeçare, pak ditë pasi ajo u dërgua në një spital në Angli.

Ka qenë një familjare e saj ajo që ka konfirmuar lajmin e trishtë, duke thënë se Melissa vdiq papritur të shtunën në mbrëmje.

Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet, megjithatë, vetëm javën e kaluar ajo u dërgua në një qendër mjekësore, pasi dyshohej se kishte një sulm kardiak.

Familja e saj ka thënë se marrëveshjet e varrimit po bëhen dhe detajet do të dalin në publik në një datë të mëvonshme.

Vdekja e saj vjen disa ditë pasi ish shoferja e taksive nga Hull, e cila fitoi 4 milionë funte në një lotari, u nxitua në spital me një sulm të dyshuar në zemër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat