Nuk pranohet kërkesa e opozitës turke për zgjedhjet në Stamboll - Bota Sot
Nuk pranohet kërkesa e opozitës turke për zgjedhjet në Stamboll

Evropë

Nuk pranohet kërkesa e opozitës turke për zgjedhjet në Stamboll

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Komisioni zgjedhor i Turqisë ka hedhur poshtë kërkesën e partive opozitare për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve lokale në 39 rrethe të Stambollit, pas vendimit të bordit për të hequr opozitën e fitores së saj në garën për kryetar komune.

Këshilli i Lartë Zgjedhor të hënën gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar, gjë që përforcoi më tej pozitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në pushtet.

Bordi vendosi në favor të partisë së Erdoganit javën e shkuar, duke urdhëruar një rivotim të garës për kryebashkiak më 23 qershor, duke thënë se disa zyrtarë që mbikqyrnin zgjedhjet nuk ishin nëpunës civilë siç kërkohej me ligj.

Opozita kishte argumentuar se vendimi i bordit për komisionet e kutive të votimit duhet të zbatohet për të gjitha rezultatet në Stamboll, ku partia e Erdoganit fitoi shumicën e rretheve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...