Rrahet mizorisht gazetari që kritikoi Erdoganin

Evropë

Rrahet mizorisht gazetari që kritikoi Erdoganin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:48
Yavuz Selim Demirag

Vetëm disa orë pasi që kritikoi presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në një paraqitje televizive, gazetari Yavuz Selim Demirag u bë viktimë e një sulmi mizor nga disa njerëz të panjohur, shkruan agjencia e lajmeve Fox.

Kolumnisti i gazetës Yenicag, Yavuz Selim Demirag u sulmua nga pesë persona jashta shtëpisë tij, dhe më pas u dërgua me emergjencë në spital pasi kishte lëndime në gjithë trupin e tij.

Sulmuesit thuhet të kenë ikur me një makinë dhe nuk janë arrestuar.

Edhe pse motivet apo instiguesit e sulmit ende nuk dihen, kjo vjenë në një kohë kur tensionet janë rritur pas vendimit për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve për qytetin e Stambollit.

Edhe pse komisioni i zgjedhjeve muajin e kaluar zyrtarizoi se partia CHP me kandidatin Ekrem Imamoglu fitoi në zgjedhjet e 31 marsit, duke mposhtur kandidatin e partisë së Erdoganit, Binali Yildrim, vendimi u kthye javën e kaluar nga qeveria që citoi ‘’parregullsi’’.

Një votim i ri pritet të ndodhë me 23 qershor.

Sulmi ndaj gazetarit vjen në një kohë kur liria e shtypit në Turqi është në pikën më të ulët.

“Politikanët kanë probleme të përkrahin idenë e lirisë së mediave dhe të shprehjes. Ata kthejnë gazetat dhe gazetarët në shënjestra, dhe kështu luajnë një rol të madh në këto sulme”, thotë shoqata e gazetarëve të Turqisë në një eragim zyrtar.

Turqia ka burgosur më shumti gazetarë në botë. Së paku 68 gazetarë janë burgosur me akuza që lidhen direct me punën e tyre.

Raportohet se gjendja e Demirag është stabile dhe pritet të dalë nga spitali shumë shepjt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat