Reshje bore në Bosnje si në pikë të dimrit - Bota Sot
Reshje bore në Bosnje si në pikë të dimrit

Evropë

Reshje bore në Bosnje si në pikë të dimrit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:35
Bosnje

Bosnja dhe Hercegovina është përfshirë nga moti i ligë, i  shoqëruar me reshje të mëdha të shiut që kanë përfshirë disa fshatra, e ndërkohë në disa zona ka pasur edhe reshje të borës sikur të ishte dimër.

Rajoni i Krajinas është përfshirë sot nga një stuhi e madhe bore.

Sipas mediave boshnjake dicka e tillë është e pazakontë.

Reshjet e borës në këtë pjesë kanë shkaktuar probleme në komunikacion, ndërkohë në disa pamje të publikuara shihet se si një kamion i madh ka ngecur në rrugë si pasojë e stuhisë së borës.

Reshjet e shiut kanë përmbytur edhe disa zona në Kroacia e Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...