Rritet numri i incidenteve anti-Semite në Gjermani

Evropë

Rritet numri i incidenteve anti-Semite në Gjermani

Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:49
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer

Në një raport të ministrisë së Brendshme të Gjermanisë thuhet se janë shënuar 7.701 krime me bazë ksenofobinë një rritje prej 19.7 për qind krahasuar me një vit më herët.

Ndërkaq, zyrtarët e sigurisë gjermane kanë regjistruar 1.799 krime të natyrës anti-Semite.

Pothuajse në 90 për qind të rasteve autorë të këtyre krimeve kanë qenë persona të lidhur me krahun e djathtë, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Pavarësisht nga një kulturë e pendimit për epokën naziste dhe Holokaustin, Gjermania nuk bën përjashtim në tendencën evropiane të rritjes së gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve kundër hebrenjve.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas shprehu shqetësimin e tij për këto raste gjatë prezentimit të një nisme evropiane të quajtur “Lufta kundër antisemitizmit përmes arsimit”.

“Në të gjithë Evropën, urrejtja ndaj hebrenjve dhe dhuna kundër pakicave tani po shënojnë rritje”, tha Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat