Mori nota të ulëta, nxënësi tenton të vrasë me çekan mësuesin - Bota Sot
Mori nota të ulëta, nxënësi tenton të vrasë me çekan mësuesin

Evropë

Mori nota të ulëta, nxënësi tenton të vrasë me çekan mësuesin

Më: 14 maj 2019 Në ora: 21:19
Ilustrim

Një nxënës ka tentuar të vrasë me çekan mësuesin e tij në Dortmund të Gjermanisë, pasi mori nota të ulëta.

Për të kryer aktin e rëndë ai kishte kërkuar edhe ndihmën e dy adoleshentëve të tjeë.

"Ai u ndje i trajtuar në mënyrë të padrejtë sa donte të çlirohej nga mësuesi", tha zëdhënësi i prokurorit, Felix Giesenregen.

Të enjten e javës së kaluar, 17-vjeçari thuhet se ka krijuar një kurth në një oborr të garazhit pranë shkollës, ndërsa dy të tjerët e kanë kapur mësuesin dhe e kanë gënjyer për ta afruar.

Por, për fat të mirë mësuesi e kuptoi planin e tyre dhe nuk shkoi, duke i shpëtuar një sulmi fatal me çekan.

Dy ditë më vonë, mësuesi u informua mbi tentatiën e adoleshentëve, ndërsa policia përdori një komision për vrasje, teksa nxënësit po mbahen në një komisariat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...