Drejtësia italiane jep dënime të ashpra ndaj mafies, të përfshirë edhe pushtetarë

Evropë

Drejtësia italiane jep dënime të ashpra ndaj mafies, të përfshirë edhe pushtetarë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Gjykata italiane i ka dhënë një godithje të fortë mafies italiane. Drejtësia në vendin fqinj ka dhënë gjithsej 43 dënime për persona të dyshuar si anëtarë të mafies dhe anëtarë të grupimit kriminal Cerra-Torcasio-Gualtieri.

Ky është dënimi i lëshuar nga gjyqtari Pietro Carè. Ky i fundit vendosi që të dënojë me 20 vjet burg kreun e grupimit mafioz, ndërsa për te tjerët kishte dënime më të lehta, që varionin në disa vjet burgime, shkruajnë mediat italiane.

Grupi u godit në Katanzano dhe kreu i klanit mësohet se është Antonio Miceli. Të pandehurit u përballën me një sërë akuzash duke filluar nga krijimi i një organizate mafioze, trafik droge, posedim ilegal armësh dhe eksplozivësh, zhvatje, dëmtime të rënda dhe grabitje.

Ndër të arrestuarit ka edhe zyrtarë lokalë të Katanzanos, që do të thotë se edhe njerëz të shtetit janë përfshirë në skema të mafies. Të dënuarit kanë marrë dënime në maksimum 20 vjet burgim. Këtë dënim e ka marrë kreu i dyshuar i klanit Miceli deri në dënimin minimal 5 vjet e 6 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat