Aksidentohet ministrja serbe në një aksident tragjik, vdes edhe një person

Evropë

Aksidentohet ministrja serbe në një aksident tragjik, vdes edhe një person

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur, në një aksident ku është përfshirë automjeti i Qeverisë së Serbisë, në të cilin gjendej edhe ministrja serbe për Integrim në Bashkimin Evropian, Jadranka Joksimoviç, e cila ka pësuar lëndime të vogla.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 të enjten në autostradën Beograd-Nish në afërsi të Beogradit, ndërkohë personi i vdekur është një djalosh rreth të 30-tave identiteti i të cilit ende nuk dihet, raporton ‘blic.rs’.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, por sic raportohet, vetura të cilën po e drejtonte tashmë viktima/mashkull , ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të fortë.

E makina me të cilën po udhëtonte ministrja serbe, ka goditur disa pjesë të makinës së aksidentuar të cilat ishin shpërndarë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat