Hahn: Vetëm Maqedonia e Veriut në Ballkan nuk ka asnjë mosmarrëveshje me asnjë fqinj

Evropë

Hahn: Vetëm Maqedonia e Veriut në Ballkan nuk ka asnjë mosmarrëveshje me asnjë fqinj

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:04
Johannes Hahn

Komesari Evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han ka thënë se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, duke zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Han ka theksuar se ajo është vendi I vetëm në regjion që nuk ka mosmarrëveshje me asnjë fqinj.

I pyetur nëse Maqedonia do të mund të pres hapjen e negociatave me BE, nëse në Shqipëri nuk arrihet një kompromis, Han ka nënvizuar se qëndrimi I BE-së është se secili proces është I veçantë për secilin vend.

„Nuk do të jetë korrekte nëse një vend duhet të pres tjetrin. Kjo është baza. Gjithsesi do të ishte ideale nëse të gjitha vendet e regjionit të bëhen pjesë e BE në të njëjtën kohë, po kjo është joreale” ka thënë Han për TV Telma.

Po ashtu është e padrejtë, që dikush, që ishte fuqishëm I angazhuar, që ka gjetur zgjidhje, që ishte i gatshëm për kompromis, që ka realizuar vendime të rënda të dënohet tash sepse është më I mirë.

Han ka shtuar se secili shtet – kandidat për anëtarësim në BE do të vlerësohet veçantë në bazë të përparimit.

"Nuk mund të parashikoj procesin e marrjes së vendimit të vendeve anëtare . Është fakt se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, dhe jo vetëm në kuadër të asaj që kemi kërkuar, pop o ashtu edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit dhe mosmarrëveshjen bilateral me Bullgarinë” tha Han për DW.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat