Akuzohet për vrasjen e 9 pacientëve, ky është mjeku që po trondit Francën - Bota Sot
Akuzohet për vrasjen e 9 pacientëve, ky është mjeku që po trondit Francën

Evropë

Akuzohet për vrasjen e 9 pacientëve, ky është mjeku që po trondit Francën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:10
Frederic Pechier

Një akuzë e rëndë dhe më tej një hipotezë edhe më e tmerrshme. Në Francë, një mjek anestezist, Frederic Pechier nga Besancon, akuzohet për helmimin e një numri të madh pacientësh.

Gjithçka me synimin që të krijonte situata emergjente, për të treguar aftësitë e tij si reanimator.

I dyshuari është vënë nën hetim, ndërsa aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie mohon çdo gjë, por akuza e ngritur ndaj tij është se ka shkaktuar 9 vdekje të pacientëve.

Helmimi dyshohet se ndodhte gjatë fazës së anestezisë, ndërkohë qe mjeku ishte vënë nën hetim edhe më herët për raste të tjera.

Në total bëhet fjalë për 26 raste, ku Pechier dyshohet se ka helmuar pacientët, por nëntë nuk ia kanë dalë të mbijetojnë me teknikat e tij reanimatore.

Po ashtu mjeku dyshohet se ka shkaktuar edhe 66 raste të arrestit kardiak, të ndodhura gjatë operacioneve tek pacientë të cilët konsideroheshin me rrezik të ulët. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...