Fëmija e sheh babin vetëm tri herë në dy vjet e gjysmë, nëna e ndarë dënohet me gjobë - Bota Sot
Fëmija e sheh babin vetëm tri herë në dy vjet e gjysmë, nëna e ndarë dënohet me gjobë

Evropë

Fëmija e sheh babin vetëm tri herë në dy vjet e gjysmë, nëna e ndarë dënohet me gjobë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:33
Ilustrim

Gjykata e Kasacionit mbështeti një vendim të Gjykatës së Apelit të Torinos që dënonte një nënë të ndarë për pengimin e marrëdhënies së djalit të saj me babain e tij. Në fakt, brenda dy vjet e gjysmë, gruaja e kishte lejuar ish-bashkëshortin e saj ta shihte fëmijën vetëm tri herë. Fëmija do të marrë 5,000 euro në kompensim për "dëmtimin e të drejtës për dy prindër". Gjykatësit e seksionit të parë civil të Gjykatës së Lartë, me urdhër të paraqitur të premten më 17 maj, konfirmuan vendimin e Gjykatës së Apelit të Torinos, që i kishte dhënë të drejtë babait të fëmijës.

Në ankesë, nëna pretendonte se ishte "padrejtësisht" e dënuar me kompensim, sepse "ajo gjithmonë kishte bashkëpunuar për të bërë takime të mundshme me të atin, ndërkohë që pikërisht djali i saj nuk donte ta shihte babanë e vet dhe të kërkonte në çdo takim edhe praninë e nënës ".

Por gjyqtarët e Kasacionit refuzuan ankesën. Sipas të dhënave të procedurës, në dy vjet e gjysmë babai e kishte takuar vetëm tri herë djalin e tij, "pavarësisht nga marrëveshjet e bëra midis prindërve që prisnin një pjesëmarrje më të gjerë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...