“Të vdes a të rroj”, dilema e Vincent Lambert që po përçan familjen dhe Francën - Bota Sot
“Të vdes a të rroj”, dilema e Vincent Lambert që po përçan familjen dhe Francën

Evropë

“Të vdes a të rroj”, dilema e Vincent Lambert që po përçan familjen dhe Francën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:07
E ëma e Lambert me foton e tij në duar

Ndaj Vincent Lambert, 42 vjeç, rasti i të cilit është vendosur në qendër të debatit për të drejtën për të vdekur në Francë përgjatë dekadës së fundit, pritet të marrë fund trajtimi mjekësor gjatë kësaj jave. Ai ndodhet në gjendje vegjetative që prej një aksidenti me motoçikletë në vitin 2008.

Familja e tij ka qenë thellësisht e përçarë mbi kujdesin mjekësor që duhej dhënë ndaj tij. Bashkëshortja kërkon që mbajtja artificialisht në jetë të marrë fund, ndërkohë që prindërit këmbëngulin se ai duhet të vijojë “të jetojë”.

Çështja në fakt i tejkaloi kufijtë e mjekësisë, duke përfunduar edhe në Gjykatën europiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Gjykata më e lartë europiane la në fuqi vendimin e një gjykate franceze, që i lejonte atij të hiqte dorë nga mbajtja artificialisht në jetë.

Image

Gjithsesi, mjekët nuk e vunë në jetë planin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga babai i Vincent Lambert, i cili druhej se ekzistonte një plan për ta “rrëmbyer” atë. Tashmë, një ekip i ri mjekësor ka vendosur të veprojë dhe t’i heqë atij mbështetjen teknologjike të mbajtjes në jetë, pasi apelet janë hedhur poshtë.

Image

Bashkëshortja kërkon heqjen e pajisjeve që e mbajnë artificialisht në jetë.

Rasti në fjalë ka rezultuar tejet përçarës në Francë, ku eutanazia është e ligjshme, por mjekët lejohen t’i vendosin pacientët në koma në gjendje gjumi të thellë. Rreth 150 mbështetës të prindërve të tij u mblodhën në spitalin e qytetit lindor të Reimsit, ku Lambert po trajtohet aktualisht, pasi morën parasysh thirrjen e nënës së tij të publikuar në faqen dedikuar Vincentit “Mbështes Vincentin”.

Image

Mbështetës të thirrjes së të ëmës.

“Zoti president, Vincent Lambert do të vdesë gjatë kësaj jave nëse ju nuk do të bëni asgjë. Ju jeni personi i fundit dhe i vetëm që mund të ndërhyni në këtë rast”, lexohet në një letër të nënshkruar nga avokatët e familjarëve të tij, që kundërshtojnë heqjen e pajisjeve që e mbajnë artificialisht në jetë, siç raporton “Le Figaro”. “Në Francën e vitit 2019, askush nuk duhet të vdesë nga uria dhe etja”, shkruante e ëma.

Avokatët e prindërve njoftuan gjithashtu se ata do të dorëzojnë edhe 3 padi të reja apeluese këtë të hënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...