Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Evropë

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:19
Volodymyr Hroysman

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje.

Në një deklaratë televizive, ai njoftoi sot se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, nesër më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë Parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka qenë më herët si kryetar i Parlamentit.

Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak.

Të dy ata dhanë dorëheqje sot paradite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat