Mali i Zi shënon 13 vjetorin e pavarësisë

Evropë

Mali i Zi shënon 13 vjetorin e pavarësisë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Podgorica zyrtare sot shënon Ditën e Pavarësisë. Në referendumin e mbajtur më 21 maj të vitit 2006, më se 55.5 për qind të qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze e kanë përkrahur 230.661 qytetarë apo 55,5 për qind nga 86,3 për qind qytetarëve me të drejtë vote të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 apo 44,5 për qind të votuesve kanë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë.

Referendumi është paraprirë nga negociatat midis blloqeve për pavarësinë dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kuvendi i Malit të Zi më parë ka miratuar Ligjin për referendum, i cili u dakordua me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, datat 21 dhe 22 maj janë ditë pushimi në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat